Autobusi Athinë – Tiranë aksidentohet pranë Ujit të Ftohtë, 31 të plagosur
Një autobus i linjës Athinë- Tiranë me 40 pasagjerë është aksidentuar mëngjesin e sotëm aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00, në vendin e quajtur si Uji i Ftohtë, një segment tejet problematik, ku drejtuesi i autobusit me targa TR 5631, Ilia Silos rreth 50 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit.
Autobusi ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 31 persona të cilët janë transportuar spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht në spital po trajtohen 15 të plagosur, ndërsa pjesa tjetër pasi kanë marrë mjekimin janë larguar.
Mjeku kirurg në spitalin e Gjirokastrës, Roland Karalli: U paraqitën në fillim në spital 31 persona. Aktualisht po marrin ndihmën në spital 15 persona. Të plagosurit e tjerë morën mjekimin dhe u larguan. Të plagosurit në spital janë jashtë rrezikut për jetën. Nuk kemi pasur nevojë të kërkojmë ndihmë nga spitalet e tjera.
Mësohet se autobusi i përfshirë në aksident po kthehej nga Greqia. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.

Te aksidentuarit ne spital

KOHA JONË SONDAZH

