Autobusi përplas 65-vjeçarin në Delvinë, i plagosuri në gjendje të rëndë transportohet me helikopter në Tiranë

Një 65-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e kësaj të marte, pasi është përplasur nga një autobus në aksin nacional Delvinë-Sarandë.

I plagosuri, A. Vocka, banor i fshatit Bajkaj, është transportuar fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur në kthesën për në fshatin Bajkaj, pranë një pike karburanti, ku autobusi i linjës Delvinë-Sarandë, me drejtues V. Zoto, ka goditur 65-vjeçarin, i cili po lëvizte në këmbë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas përplasjes, drejtuesi i autobusit është larguar nga vendngjarja, por është kapur më vonë nga shërbimet e Policisë së Delvinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Nga testi i alkoolit rezultoi se drejtuesi i autobusit nuk kishte konsumuar alkool, pasi aparati ka shënuar 0.00 mg/l.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e 65-vjeçarit paraqitet e rëndë. Sipas mjekëve të spitalit të Sarandës, Vocka ka pësuar traumë të rëndë të kokës, frakturë dhe hemorragji trunore, ndërsa ndodhet në gjendje kome cerebrale.

Për shkak të gjendjes së rëndë, është vendosur transportimi i tij drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Helikopteri është ulur në pistën e Portit, ndërsa i plagosuri është transportuar me ambulancë drejt tij për t’u nisur më pas drejt Tiranës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?