Autoriteti Rrugor: Në veri, asnjë aks nacional i bllokuar
Drejtori i Autoriteti Rrugor për rajonin e Veriut, Shkëlqim Sterkaj, në një komunikim me mediat mbi situatën në rrugët në veri të vendit është shprehur se, asnjë aks nacional që mbulon ARRSH-ja nuk është i bllokuar.
Sterkaj ka theksuar se, të gjithë kontraktorët janë duke punuar me mjete dhe kripë dhe se situata është nën kontroll. Sipas zyrtarit të lartë, akset ku kalohet me zinxhirë janë ato në zonën e Pukës, Kukësit dhe Kelmendit.
Sa i përket rrugës së Kombit, “ajo është pa probleme dhe në të janë duke punuar 15 borëpastruese”, ka thënë Sterkaj. Gjithashtu, Sterkaj është shprehur se po merren masa edhe për ditët në vazhdim.

