Autostrada Tiranë-Durrës – Publikohet grabitja e karburanteve, maskat i drejtojnë armën punonjësit
Ky është momenti kur automjet tip Volswagen Golf 5 me tre grabitësit në bord, me maska dhe të armatosur mbërrijnë para karburantit në autostradën Tiranë-Durrës dhe ndalon para pikës së furnizimit.
Pas ndalimit të mjetit del punonjësi i karburantit që i afrohet mjetit, por që përballet me një person me maska që del nga dera e automjetit me një armë në dorë që ja drejton.
Pas tij del dhe bashkëpunëtori i dytë i grabitësit, me maskë por pa armë. Të dy e shtyjnë punonjësin e karburantit në ambjentet e brendshme për të marrë paratë. Fill më pas drejt tyre niset dhe grabitësi i tretë, po me maskë.
Videoja është publikuar nga policia sëbashku me momentin e arrestimit të dy prej grabitësve.
Policia e Shijakut arrestoi Klajdi Pupën dhe Florian Thanën, ndërsa shpalli në kërkim shtetasin B.K.
Të tre të rinjtë janë me banim në Durrës dhe të dënuar më parë për veprat penale posedim i lëndëve narkotike dhe vjedhje.
Sipas bluve, ky grup kriminal dyshohet dhe për grabitjen e një tjetër pike karburanti me 12 dhjetor 2016.




/oranews

