Avancimi i reformave për kapitullin e mjedisit, Jaupaj e Dhuka takim me ministrin gjerman

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, së bashku me ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren, Majlinda Dhuka zhvilluan një takim me ministrin Federal të Gjermanisë për Mjedisin, Carsten Schneider.

Gjatë takimit u prezantua avancimi i Shqipërisë në negociatat me Bashkimin Evropian me fokus të veçantë në Kapitullin 27-Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike, një nga kapitujt më sfidues dhe kyç për procesin e integrimit, i drejtuar nga Ministria e Mjedisit. Ministri gjerman shprehu mbështetjen e plotë të Gjermanisë për rrugën evropiane të Shqipërisë duke konfirmuar edhe një herë partneritetin e fortë në avancimin e reformave dhe arritjen e standardeve të BE-së.

Politika e mjedisit e BE-së synon të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të mbrojë mjedisin për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme. Ajo bazohet në masat parandaluese, në parimin “ndotësi paguan”, duke luftuar dëmtimin e mjedisit në burim, në përgjegjësinë e përbashkët dhe integrimin e mbrojtjes së mjedisit në politikat e tjera të BE-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Acquis përfshin mbi 200 akte kryesore ligjore që mbulojnë legjislacionin horizontal, cilësinë e ujit dhe ajrit, menaxhimin e mbetjeve, mbrojtjen e natyrës, kontrollin e ndotjes industriale dhe menaxhimin e rreziqeve, kimikatet dhe organizmat e modifikuar gjenetikisht (OMGJ), zhurmën dhe pylltarinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?