Avioni i “Air Berlin”: SOS!

Një avion i kompanisë ajrore “Air Berlin”, i cili ishte nisur drejt kryeqytetin gjerman ka shpallur gjendje emergjence.

Fluturimi “AB647” ishte nisur nga Saarbrücken në lindje të vendit, shkruan britanikja “Daily Express”.

Raportet e fundit tregojnë se avioni duhet të ulej në Berlin në 8, të këtij mëngjesi. Megjithatë, ai bëri një ulje emergjente në Nurenberg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Urgjenca kombetare e fluturimit njoftoi në Twitter: “Air Berlin “AB6479” u ul në Nurnberg për shkak të nje emergjence por detajet mbeten të panjohura. Moti nuk ështe problem në këtë rajon. “

Swiss Digital Mobile Reklama

Ende nuk është dhënë asnjë arsye për emergjencën, por mediat gjermane janë në pritje te detajeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?