Avioni i Guidit, ambasada Italiane u kthen përgjigje pronarëve

Ambasada Italiane në Tiranë i ka kthyer një përgjigje “Klubit Savona”, i cili ka në pronësi avionin tip “Piper Pa-32”, që u rrëzua në Ishëm.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati që mbron të drejtat e kompanisë, Andrea Saccone. Vlen të kujtojmë që ditë më parë italianët kërkonin avionin, ndërsa theksonin se ai kushtonte rreth 500 mijë euro.

“Në lidhje me kërkesën tuaj, – shkruan Ambasada në Tiranë, – ju informojmë se ambasada është në kontakt me organet kompetente shqiptare për të marrë informacion të detajuar në lidhje me situatën e zotit Guido Andrea Guidi. Sa i përket procedurave për kthimin e avionit, Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, na tha se avioni është i konfiskuar deri në përfundimin e hetimeve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avioni u rrëzua në një pistë të improvizuar në Ishëm, ndërsa autoritetet dyshojnë se piloti italian kishte ardhur në Shqipëri për të kryer trafik droge.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?