Avokati: Në komisionet e Vetting-ut, gjyqtarë dhe prokurorë të huaj
Avokati Zaçe Islami, ka propozuar që në krye të Komisioneve të Vetting-ut duhen gjyqtarë dhe prokurorë të huaj. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News avokati tha se një gjë e tillë është kërkuar, po ende nuk është realizuar.
Ai tha se është e pamundur që 800 gjyqtarë dhe prokurorë t’i kalosh me veting me 12 këshilltarë apo 12 gjyqtarë që siç tha ai nuk i del koha të marrin frymë dhe jo më të zgjidhin problemet.
”Nëse duam drejtësi në Shqipëri, e parë e punës duhet që në këto sistemet e kontrollit duhet të vihen njerëz që nuk kanë punuar në sistemin e drejtësisë, që nuk kanë qenë as prokurorë as gjyqtarë. Të vënë gjyqtarë dhe prokurorë të huaj, e kemi kërkuar këtë, por nuk po e bëjnë akoma. Kam besim se do bëhet, sepse nuk mund të vazhdojë kështu. Është e pamundur që 800 gjyqtarë dhe prokurorë t’i kalosh me veting me 12 këshilltarë apo 12 gjyqtarë që janë vendosur tek vetingu, që nuk i del koha të marrin frymë jo të flasin dhe të zgjidhin problemin. Dosja e një gjyqtari apo prokurori është minimumi 300-400 faqe kur do ketë kohë ky specialist që t’i kontrollojë”.
Duke përjashtuar veten, avokat Islami tha se kolegët e tij janë ata që kanë mbajtur në këmbë korrupsionin në sistemin e drejtësisë. Sa i përket ligjit të magjistraturës, avokat Islami tha se Shkolla e Magjistraturës është njësoj si shkolla e partisë, pasi drejtohet nga juristë të ish-sigurimit të shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

