Avokati që u kap me drogë lihet i lirë: E përdorja për dhimbjen e kokës
Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë Ilirjan Dyzeni, avokatin që u kap një ditë më parë duke futur një sasi të vogël lënde narkotike në burgun e Burrelit.
Gjykata e Burrelit pasi ka shqyrtuar çështjen ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje për Dyzenin.
Prokurori i çështjes ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, por Gjykata pasi dëgjoi dhe pretendimet e të pandehurit, i cili tha se lënda narkotike ishte për të qetësuar dhimbjen e kokës së klientit të tij, vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Prokuroria pritet të apeloj këtë vendim të gjykatës së Burrelit
Dyzeni është avokat i Mariglen Përgjinit, një shtetas i njohur në lajmet e kronikës së zezë. Mariglen Përgjini nga fshati Manati e Lezhës është dënuar me 7 vite burg vetëm pak ditë më parë për vrasjen e një të riu në janar të vitit 2013.