FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Avokatja e Ramës në gjyqet me gazetarët dhe opozitën emërohet Avokate e Shtetit

Këshilli i Ministrave ka emëruar sot Avokatin e ri të Shtetit, pas largimit nga kjo detyrë të Artur Metanit, i cili u zgjodh Inspektor i Lartë i Drejtësisë. Kryeministri Edi Rama ka firmosur për detyrën e re emrin e avokates Enkelejda Muçaj. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj. Enkelejda Muçaj emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”,- thuhet në njoftimin e Këshillit të Ministrave.

Enkelejda Muçaj ka një përvojë të gjerë në kryerjen e proceseve gjyqësore në çështje mjedisore. Ajo ka vepruar si pjesë e ekipit të këshilltarëve juridikë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në aktivitete të ndryshme të financimit të projektit, dhe ka vepruar si Këshilltar Ligjor i Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë (pozicioni i mbajtur në vitet 1998-2000). Në këtë periudhë kohore ministër i Kulturës ka qenë Edi Rama.

Pjesë e përvojës së saj si avokate, vitet e fundit janë dhe mbrojtja e çështjeve personale të kryeministrit Edi Rama në proceset gjyqësore. Së fundi, ajo është avokatja kryesore e kreut të qeverisë në paditë për shpije që ka bërë ndaj mjaft gazetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?