Babai i ministrit Tahiri: Ja tre pistat e ‘tritolit’

Bashkim Tahiri, babai i ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri ka thënë në një intervistë për GSH se janë tre pistat e mundshme ku duhet hetuar në lidhje me tritolin e vendosur në farmacinë e tij.

“Mendoj se atentati mund të ketë lidhje me punën e djalit tim, një çështje personale me mua apo thjesht për të shkaktuar trazira në vend. Sipas meje këto janë tre pistat e mundshme”, ka thënë Tahiri.

Megjithëse kanë kaluar 15 ditë që prej shpërthimit me eksploziv në farmacinë e Tahirit ende nuk është kapur autori.

“Megjithatë unë kam bbesim të plotë te policia dhe prokuroria që kjo ngjarje do të zbardhet”, tha Tahiri.

Lidhur me vrasësit me pagesë që janë arrestuar dhe po hetohen edhe për vendosjen e tritolit Bashkim Tahiri tha se nuk i njeh as si fytyra as si emra.

 

SHKARKO APP