Bajram Curri inaguron stadiumin e ri, Skënder Gega merr titullin e rëndësishëm nga Bashkia
Në qytetin e Bajram Currit është inaguruar një stadium i ri futbolli.
Arena sportive e kërkuar prej shumë kohësh do të jetë një indicie e rëndësishme në rikthimin e futbollit në këtë qytet me traditë në këtë sport.
U dheshën 30 vite që të rinjtë e këtij qyteti të gëzojnë një impant të tillë modern. Dhe në inagurimin e stadiumit, Bashkia Tropojë nderoi një figurë të rëndësishme të futbollit në Shqipëri, Skënder Gegën.
Në fund ish-lojtari i kombëtares shqiptare dhe trajneri i cili shpalli kampion Partizanin në sezonin e shkuar shprehu mirënjohjen e tij për akordimin e titullit “Qytetar Nderi” i Tropojës, qyteti i tij i origjinës.
“Jam i kënaqur dhe i lumtur që Bashkia, me kryetarin Besnik Dushaj… i falenderoj nga zemra për këtë nder, për këtë respekt që kanë bërë për mua, për familjen. Por edhe klubit Valbona, që në vitet e fundit nuk e ka pasur vendin aty ku i takon, por e ka një gen dhe me këto kushte që janë krijuar besoj se gjithçka do të shkojë mirë. “-përfundoi Gega.