Balla: Basha të japë llogari, para se të kërkojë llogari

 

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste, ka qenë deputeti Taulant Ballai ai i cili iu kundërpërgjigj kryedemokratit Basha në lidhje me akuzat e tij për çështjen "CEZ".

Balla tha se përpara se Basha të kërkojë llogari duhet të japë vetë llogari përpara drejtësisë për lejet e tij abuzive të ndërtimeve në Tiranë, kur ishte kryetar Bashkie, e për milionat e vjedhura në rrugën Durrës Kukës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Luli duhet të dalë para drejtësisë për lejet abuzive të ndërtimit. Luli i shiti detin Greqisë, bashkë me Berishën privatizoi CEZ-in në mënyrën më të turpshme të mundshme, e dëbuan kompaninë dhe tani kërkojnë llogari se si e zgjidhi çështjen qeveria. Para se të kërkojë llogari, të japë vetë llogari para drejtësisë për milionat e vjedhura për rrugën Durrës-Kukës”, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Basha reagoi pas një dalje publike të Kryeministrit Rama duke thënë se në shqipëri dhe Parlament nuk do të ketë qetësi dhe stabilitetit derisa cështja e CEZ të hetohet dhe të zbardhet e plotë. Ndërkohë Rama, në fjalën e tij në një konferencë, mbajtur për 1 vjetorin e nisjes së aksionit qeveritar kundër vjedhjes së energjisë theksoi se shteto do të kontaktojë ekspertë të huaj për hetimin e aferës CEZ, duke nisur fillimisht me privatizimin e Operatorit të Shpërndarjes, nga ana e qeverisë Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?