Balla pret ish-kryeministrin grek Papandreu, në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla priti në një takim ish-kryeministrin grek Jorgos Papandreu, i cili ndodhet në Tiranë në cilësinë e delegatit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku mori pjesë në mbledhjen e Komisionit të Monitorimit, lidhur me prioritetet e Shqipërisë në procesin e integrimit.

Si ish-kryeministër dhe ish-ministër i Jashtëm i Greqisë, Papandreu sot deputet në parlamentin grek, mbahet mend për politika proshqiptare. ”Gjithmonë kënaqësi të takohem me një mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Greqi si ish-kryeministri, Jorgo Papandreu”, deklaroi ministri Balla. Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke vënë theksin te rëndësia e dialogut politik, bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme fqinjësore.

Ministri vlerësoi rolin e Papandreut si një zë i fuqishëm për integrimin evropian dhe stabilitetin në Ballkan, duke theksuar se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj një vizioni të përbashkët për një rajon më të bashkuar dhe të zhvilluar bazuar në raportet e fqinjësisë së mirë. Ky takim nënvizoi edhe një herë rëndësinë e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe kontributin e tyre për stabilitetin dhe prosperitetin në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?