Ballkani me temperatura mbi 40 gradë

Ballkani përballet me një valë të pazakontë të të nxehtit, që ka vënë në gatishmëri vendet e rajonit. Autoritetet shëndetësore kanë dhënë alarmin, duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në vende të freskëta dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje për të shmangur problemet shëndetësore që lidhen me temperaturat e larta.

Në Serbi, meteorologët njoftuan se vendi ka përjetuar ditën më të nxehtë në histori që nga fillimi i matjeve në shekullin e 19-të, dhe pritet që temperaturat të rriten edhe më shumë në ditët në vijim. Qytetarëve u është rekomanduar të shmangin daljet në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në 17:00, ndërsa janë paralajmëruar edhe për rrezikun që një periudhë e gjatë thatësire mund të ketë për bujqësinë.

Temperaturat në të gjithë rajonin pritet të kapin shifrën mbi 40°C në javën e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Mal të Zi, turistët po largohen nga bregdeti i Adriatikut për shkak të të nxehtit të madh dhe po drejtohen drejt zonave malore të veriut, si Durmitori, ku klima është më e butë dhe më e përshtatshme për pushime në këtë periudhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Kroaci, zjarret në bregdetin Adriatik kanë shtuar frikën, ndërsa shumë qytetarë kërkojnë freski pranë liqenit Bundek në Zagreb. Edhe në Maqedoninë e Veriut, liqeni i Ohrit është bërë strehë për qytetarët që përpiqen t’i shpëtojnë vapës përvëluese.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të veçantë, sidomos për të moshuarit, fëmijët dhe të sëmurët kronikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?