Bandat shqiptare, “bosët” e kokainës në Londër

Edhe një herë tjetër, shqiptarët përmendën si drejtues të bandave të drogës në botë. Këtë herë, Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe, thekson se shqiptarët kanë ndikim të madh në krimin e organizuar në shtetin ishullor.

BBC shkruan se bandat shqiptare kanë ndikim të madh veçanërisht në tregun e kokainës Zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar thanë se bandat e shqiptarëve janë kryesisht të dhunshme.

Londra është qendra kryesore e këtyre bandave, thotë raporti, por ato janë krijuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë raport evidentohen edhe grupe të tjera rivale të bandave shqiptare, si serbe dhe turke që janë të përfshira gjithashtu në trafikun e kokainës përmes rrugëve detare, kurse grupe të tjera sërish turke dhe pakistaneze mbizotërojnë në trafikun e heroinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?