Banorët e Durrësit akuzojnë ish-kryebashkiakun Dako se po pengon inspektimin

Tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit solli dëmtime të shumta në godinat e Durrësit, ku një pjesë e konsiderueshme u cilësuan si të pabanueshme.

Në lagjen 17 te stacioni i trenit, banorët u shprehën për Top Channel se pas mosardhjes së tyre fshihet emri i Vangjush Dakos. Në këtë lagje 285 banorë kanë mbetur jashtë banesave të tyre për shkak se kompleksi i pallateve ka pësuar dëmtime, qytetarët kërkojnë kryerjen e inspektimeve të nevojshme nga ana e ekspertët, që sipas tyre kanë shkuar në shumë pallate pranë kompleksit përveçse te ky i fundit.

“Nuk na lenë as të marrim plaçkat tona. Gjendja katastrofike flasin vetë pamjet, katër kate janë të shkatërruara plotësisht, edhe shkallët. Nuk e përcaktojmë dot nëse është i banueshëm apo jo, ose të futemi brenda e të mbajë përgjegjësi Edi Rama.”

SHKARKO APP