Banorët e Institutit sërish protestë për dritat: Duam matësa familjarë

Banorët e zonës së Institutit kanë dalë sërish në proteste kundër ndërprerjes së energjisë elektrike, vendim i marrë nga OSHEE, 2 javë më parë për shkak të debive të mbartura.

Banorët tentuan të bllokonin edhe rrugën nacionale por janë ndalur nga policia. Protestuesit i bënë thirrje OSHEE-së të rikthejë energjinë që mungon prej 2 javësh si dhe të heqë matësat kolektivë të energjisë dhe ti zëvendësoje ata me matësa familjarë me qëllim që çdo familje të dije saktësisht sa i takon të paguajë.

Në mbështetje të protestës ka dalë edhe deputeti i Partisë Demokratike Myqerem Tafaj, i cili tha se kërkesat e banorëve janë të drejta. Tafaj ka tha që banorët duhet të paguajnë aq sa harxhojnë dhe për këtë arsye ka kërkuar nga OSHEE-ja të ulet në bisedime me ta.

Disa ditë më parë përmes një reagimi zyrtar Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike informoi se në të gjithë zonën e Institutit janë 537 debitorë në një shumë prej 142 milion lekësh të vendosur në 8 godina.

Në shumicën e tyre familjet e pastreha të vendosura në konviktin e Ish-institutit bujqësor janë tepër të varfra dhe jetojnë vetëm me pagesën e ndihmës ekonomike që në rastin më të mirë nuk i kalon 7 mijë e pesëqind lekë të reja.

SHKARKO APP