Banorët e Lezhës djegin 10 kontenierë mbeturinash
Në Lezhë gjatë ditëve të fundit janë djegur mbi 10 kontenierë mbeturinash, një fenomen që po kthehet në një problem shqetësues për autoritetet e pushtetit lokal.
Kontenierët janë djegur kryesisht në fshatra nga persona që ende nuk janë identifikuar. Fenomeni bëhet i ditur nga Drejtori i Shërbimeve Publike në Bashkinë Lezhës, Ndue Lushi që vë në dukje se dëmtimi i konteniereve sjell kosto financiare për Bashkinë.
Ndue Lushi: “Persona të papërgjegjshëm po djegin vazhdimisht kontenierët e mbeturinave. Është një kosto shumë e madhe për firmën e pastrimit dhe për Bashkinë. U bëj thirrje qytetarëve që në koshat e mbeturinave të hedhin vetëm mbetjet e riciklueshme.”
Lushi ka paralajmëruar të gjithë qytetaret që dëmtojne kontenieret dhe i hedhin mbeturinat jashtë tyre se do të përballen me masa ndëshkimore.
Ndue Lushi: “Bashkia e Lezhës do të marrë masa të jashtëzakonshme me gjoba kundrejt personave që do të kapen duke shkelur ligjin.”
Pasi ka kryer evidentimin e konteniereve të dëmtuar Bashkia njoftoi se firma e pastrimit do të nisë menjëherë zëvendësimin.

