Banorët e Lezhës djegin 10 kontenierë mbeturinash

Nga: Elvis Hila

Në Lezhë gjatë ditëve të fundit janë djegur mbi 10 kontenierë mbeturinash, një fenomen që po kthehet në një problem shqetësues për autoritetet e pushtetit lokal.

Kontenierët janë djegur kryesisht në fshatra nga persona që ende nuk janë identifikuar. Fenomeni bëhet i ditur nga Drejtori i Shërbimeve Publike në Bashkinë Lezhës,  Ndue Lushi që vë në dukje se dëmtimi i konteniereve sjell kosto financiare për Bashkinë.

Ndue Lushi: “Persona të papërgjegjshëm po djegin vazhdimisht kontenierët e mbeturinave. Është një kosto shumë e madhe për firmën e pastrimit dhe për Bashkinë. U bëj thirrje qytetarëve që në koshat e mbeturinave të hedhin vetëm mbetjet e riciklueshme.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Lushi ka paralajmëruar të gjithë qytetaret që dëmtojne kontenieret dhe i hedhin mbeturinat jashtë tyre se do të përballen me masa ndëshkimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndue Lushi: “Bashkia e Lezhës do të marrë masa të jashtëzakonshme me gjoba kundrejt personave që do të kapen duke shkelur ligjin.”

Pasi ka kryer evidentimin e konteniereve të dëmtuar Bashkia njoftoi se  firma e pastrimit do të nisë menjëherë zëvendësimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?