Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, kërkojnë ndalimin e resortit

Banorët e Rrjollit kanë zhvilluar sërish një protestë këtë të martë, duke kundërshtuar vijimin e punimeve për ndërtimin e një resorti në zonë. Ata kërkojnë anulimin e lejes së ndërtimit, duke argumentuar se projekti dëmton interesat e komunitetit dhe mjedisin lokal.

Ndryshe nga protesta e mëparshme, ku pati tensione dhe u raportua dëmtim i rrethimit të kantierit dhe hyrje e banorëve brenda zonës së punimeve, tubimi sot u zhvillua në mënyrë të qetë dhe pa incidente.

Banorët vijojnë të kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për rishikimin ose anulimin e lejes së ndërtimit, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga institucionet përgjegjëse dhe kompania zhvilluese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?