Banorët protesta kundër fabrikës së peshkut, por janë të nxitur politikisht. “Rozafa” e Gjergj Lucës në rregull ligjërisht
Banorët e Njësisë Administrative Labinot Fushë që prej disa ditësh janë ngritur në protestë kundër kompanisë ‘Rozafa’ dhe pronarit të saj.
Banorët akuzojnë se pronari i kësaj kompanie po përvetëson pronat e tyre, po merr ujin e burimit të këtij fshati dhe gjithashtu kompania ‘Rozafa’ po ndot mjedisin.Por administratorja e kompanisë si dhe vetë bashkia Elbasan hedhin poshtë pretendimet e banorëve, duke u shprehur se ligjërisht kompania ” Razafa” është mëse në rregull.
Gazetarët e Fiksit shkojnë në kompaninë ‘Rozafa’ për ta parë nga afër situatën. Administratorja thotë për emisionin investigativ Fiks Fare se pretendimet apo akuzat e banorëve kundrejt kompanisë Rozafa nuk qëndrojnë. Ajo thotë se përsa i përket pretendimit të banorëve se ‘Rozafa’ merr ujin e burimit të fshatit nuk është e vërtetë, sepse ka pesë puse, ujërat e të cilëve shfrytëzon për aktivitetin e saj dhe nuk e ka të nevojshëm përdorimin e burimit të fshatit. Së dyti administratorja shprehet se për pretendimin e banorëve për zaptim të pronave nga ndërtimi i rrugës që kalon afër kompanisë, as ku nuk qëndron.
Rruga që po ndërtohet është një investim i Bashkisë Elbasan dhe jo i kompanisë ‘Rozafa’ Përsa i përket ndotjes së mjedisit administratorja tregon se mbetjet janë 100 përqind organike dhe prodhimi shkon për konsum jashtë Shqipërisë. Gjithashtu ajo shton se kompania duke u bazuar në ligj monitoron ndotjen me studio të licencuar dhe nuk bëhet fjalë të ketë ndotje. Administratorja shpjegon se banorët në një moment janë ankuar për aromën e pjekjes së karkalecit, por kompania ka blerë makineritë të cilat për shkak të një ngërçi që kanë me bashkinë kanë mbetur pa i vënë në punë në një mjedis larg zonave të banuara. Gazetarët e Fiksit për të marrë një përgjigje për ankesat e qytetarëve shkojnë gjithashtu në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit Elbasan. Drejtori i këtij institucioni shpjegon për Fiksin se kompania ‘Rozafa’ ka zero ndotje në mjedis, madje ai thotë se gjelbërimi në mjediset e kompanisë është për t’u përgëzuar. “Puset kjo kompani i ka me leje mjedisore dhe nuk ka përdorur ujin e burimit të fshatit” shrehet drejtori, “çdo mbetje aty është organike dhe e padëmshme”.
Gazetarët e Fiksit iu drejtuan edhe Bashkisë Elbasan për të marrë një përgjigje përsa i përket pretendimit të banorëve për përvetësim të pronave të tyre nga kompania ‘Rozafa’ për shkak të ndërtimit të rrugës. Kryetari i bashkisë shprehet se ndërtimi i rrugës po bëhet nga bashkia dhe jo nga kompania ‘Rozafa’, si projekt në bazë të kërkesës që vetë këta banorë kanë pasur.Drejtuesi i këtij institucioni thotë “projekti është në hapat e para dhe do nis shumë shpejt dhe kjo ka qenë në dakordësi me banorët pasi ua kemi bërë të qartë. Përsa i përket ujit kompania e ka zgjidhur me puse dhe nuk furnizohet as nga burimi i fshatit as nga Ujësjellsi Elbasan” .
Përsa i përket problemit për ndërtimin e një fabrike jashtë qytetit kryetari shprehet se nga ana e bashkisë nuk ka probleme që ajo të ndërtohet thjeshtë zgjatja e saj janë procedura ligjore. Pas protestave që janë ngritur në kundërshtim me ‘Rozafën’ dy banorë të asaj njësie akuzojnë ata që udhëheqin protestën se u kanë zaptuar pronat.Dy qytetarët në intervistë për Fiksin kanë aktin e marrjes në pronësi të pronës që sipas tyre është marrë nga fisi Bici.
Ata i janë drejtuar gjykatës, por kjo e fundit i ka nxjerrë pronar në një vend tjetër jo aty ku është ky fis dhe kështu është arsyetuar rrëzimi i padisë.Qytetarët kërkojnë ndihmën e Fiksit pasi kërkesës së tyre drejtuar hipotekës për të parë hartat , kjo e fundit i është përgjigjur negativisht, pra ky institucion nuk ka harta.
Gazetarët e gjendur para këtij fakti i drejtohen hipotekës, ku drejtori i saj shpjegon qartë se disponojnë vetëm aktet që kanë aktualisht qytetarët dhe që i janë vënë në dispozicion gjykatës.
Drejtori i Hipotekës Elbasan shprehet se zona është e paazhornuar “nuk ka hartë për atë zonë”. Gjykata ka caktuar ekspertë të cilët kanë bërë një plan e në bazë të këtij plani gjykata ka dhënë vendimin, por që sipas hipotekës ky plan mund të mos përputhet me azhornimin.
Inspektori tregon për emisionin Fiks Fare se në atë zonë askush nuk ka çertifikatë pronësie.Gazetarët e Fiksit telefonojnë një nga organizatorët e protestës kundër kompanisë ‘Rozafa’, i cili lë takim me gazetarët në orën 18.30, por nuk i takon ata pasi shpjegon se i ka dalë një problem familjar./Top Channel/
https://www.facebook.com/302226343485411/posts/1172499379791432/