Bardhi: Banditët kërcënojnë demokratët të firmosin formularin, por Berisha s’ka gisht

I ftuar në ”Open”, sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka denoncuar grupet që po u bëjnë presion anëtarëve të PD të firmosin formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Por gjithashtu ai shprehet se në këtë pjesë Sali Berisha nuk ka gisht.

”Kjo bandë i thërret në zyra private, u vendos njerëzve formularin përpara dhe u thotë, firmose. Ky është presion. Dhe nëse ka pasur shpërthim emocional sot, ka pasur vetëm për këtë arsye. Të shtunën pasdite ka filluar, nuk e besoj kurrë që Berisha ka gisht në këtë gjë, por ata që kanë bërë në emrin e tij do të japin llogari”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?