Basha: 5-fishim i sipërfaqes së mbjellë me drogë në vitin 2016

Kryedemokrati Lulzim Basha tha se sipërfaqja e mbjellë me drogë në vitin që lamë pas është 5-fishuar.

Në një postim në Facebook, Basha shkroi se: “Sot nuk ka dy të vërteta për drogën. Ka vetëm një: pesëfishim i sipërfaqes së mbjellë në vitin 2016; Nuk ka dy të vërteta për bosët e krimit. Ka vetëm një: nuk kapen dhe këtë nuk e pengon vetingu. E pengon qeveria, Ministri i Brendshëm, Kryeministri. Sot nuk ka dy të vërteta për korrupsionin. Ka vetëm një: kudo ku vidhet me tendera dhe koncesione, kudo ku lartësohen ndërtime pa leje, kudo ku shqyhen, tjetërsohen e përvetësohen prona në mënyrë kriminale janë njerëzit e qeverisë dhe Kryeministrit. Nuk ka të tjerë!”.

“Nuk ka dy të vërteta për hapjen e negociatave. Ka vetëm një: nuk hapen sepse nuk janë përmbushur standardet dhe sepse kemi zgjedhjet përpara dhe qeveria nuk ka besueshmërinë se mund t’i zhvillojë sipas standardeve”, shtoi Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?