Basha në Kuvend: PD shpreh qëndrim të qartë kundër agresionit rus ndaj Ukrainës
Kreu i PD Lulzim Basha, ka dënuar ashpër sulmin rus ndaj Ukrainës. Në fjalën e tij në Kuvend, Basha deklaroi se kjo është një çështje që duhet të marrë vëmendje maksimale.
Basha tha se PD shpreh qëndrim të qartë kundër agresionit Rus ndaj sovranitetit të Ukrainës
“Por ndërsa ne ndodhemi këtu në këtë sallë dhe patjetër që koha në vijim do të përdoret për të mos i ikur gjëmës më të madhe që ka dominuar edhe vëmendjen e opinionit publik, skandalit më të madh të këtyre 30 viteve atë të iceneratorëve, kemi detyrimin ton moral së pari në raport me aleatët tanë në NATO dhe me një vend që është zgjuar nën agresionin Rus. Dhe së dyti në raport me aspiratat tona kombëtare dhe me detyrimet tona karshi partnerëve tanë të mbajmë një qëndrim të qartë e të paekuivok për agresionin e Rusisë kundër sovranitetit, lirisë dhe integritetit territorial të Ukrainës.”, tha Basha.
KOHA JONË SONDAZH

