Bashkëshortja e Aleks Nikës 3 orë dëshmi në SPAK: Dhashë fakte të reja për 21 janarin

Rajmonda Nika, gruaja e Aleks Nikës, një nga 4 protestuesit e vrarë më 21 janar 2011, ka dëshmuar për më shumë se 3 orë në SPAK.

“Dhashë sqarime dhe disa fakte të reja” tha ajo pasi doli nga SPAK.

Bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika e cila ka bërë edhe kallëzimin në SPAK u paraqit pak para orës 10:00 në ambientet e SPAK, dhe doli rreth orës 13:10, duke dhënë kështu për gati 3 orë dëshminë e saj.

Pas saj pritet të thërritet Lulzim Basha. Dëshmia e tij me sa duket do të rëndojë pozitën e Sali Berishës.

SHKARKO APP