Bashkia: Kurseni ujin. OSHEE: Kurseni energjinë. Është rritur konsumi

Vendi po përballet me temperatura të larta që kanë sjellë probleme dhe në furnizimin me ujë të pijshëm dhe me energji elektrike.

Bashkia e Tiranës prej dy ditësh u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë ujin. Ndërkohë që sot zona të tëra të kryeqytetit janë pa ujë prej shumë orësh.

Por po kaq serioz është dhe furnizimi me energji elektrike. Jo vetëm në Tiranë por në shumë qytetet ditët e nxehta janë shoqëruar me ndërprerje të energjisë elektrike. Tharja e burimeve ujore ka bërë që të ulet prodhimi venndas i energjisë dhe pjesa më e madhe e konsumit ditor të sigurohet nga importi.

Swiss Digital Desktop Reklama

OSHEE do shpenzojë 17 milione euro në korrik. Kompania sqaron se situata problematike energjetike ne vend ka detyruar që tu bëjë thirrje qytetareve për të përdorur në mënyrë të kujdesshme energjinë elektrike.

Swiss Digital Mobile Reklama

OSHEE thotë se ditët e fundit, për shkak të temperaturave të larta, konsumi i energjise, është rritur ndjeshëm, dhe kjo ka bërë që operatori të ndërhyje në sistem.

Nderhyrjet janë stakimet. Duke qënë se parashikimet flasin për temperatura në nivele te larta edhe për ditët në vazhdim, OSHEE fton qytetarët që të përdorin me kujdes energjinë, në veçanti pajisjet elektroshtepiake, kryesisht në oraret e pikut, 10.30 – 14.00 dhe 19.30 – 21 .00.

Operatori i Shpërndarjes së Eenergjise Elektrike njofton se edhe pse në një periudhe me prodhim të reduktuar energjie, janë marrë të gjitha masat për furnizimin e popullatës me energjinë e nevojshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?