Bashkia nis zgjatjen e shëtirores në liqenin e Farkës

Bashkia e Tiranës ka nisur sëfundmi punën për zgjatjen e shëtitores rreth Liqenit të Farkës. Në dakordësi me komunitetin, ndërmarrjet e Bashkisë po punojnë për të plotësuar infrastrukturën rekreative për parkun e dytë më të bukur të Tiranës.

Gjithashtu, po vijon puna në Parkun e Liqenit të Farkës me përgatitjen e terrenit për mbjelljet e reja, hapjen e gropave, pastrimin dhe heqjen e ferrave e drizave

Liqeni i Farkës ndodhet 9.6 km nga qendra e Tiranës dhe vetëm 2.3 km nga rruga nacionale, gjë e cila e bën këtë park lehtësisht të arritshëm për vizitorët. Kjo zonë dallohet për biodiversitetin dhe peizazhin tërheqës kodrinor, si dhe për trashëgiminë natyrore. Pjesë e kësaj trashëgimie janë objekte, peizazhe, ekosisteme, habitate të veçanta, të rralla dhe unikale, relike, lloje endemike apo në rrezik për t’u zhdukur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia e Tiranës ka rritur vëmendjen e saj për zonat rurale të ish-komunave duke i shtrirë investimet në të gjithë sektorët si: infrastrukturë, gjelbërim etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?