Batutat e Ramës me Opozitën

 

 

 

Mes kundërshtimeve nga deputetët e opozitës, kreu i qeverisë ka marrë fjalën, ndërsa ka qenë nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj ajo që theksoi se sipas rregullores kryeministri e merr fjalën në çdo kohë.

“Jam shumë i zhgënjyer sepse duket mungesa e makinës opozitare këtu në kuvend” – tha Rama referuar mungesës së Berishës.

Pasi ka bërë krahasimet me qeverinë paraardhëse, Rama thumboi Palokën me fjalët ‘ika unë se erdhi orari i supës’.

Ndërkohë që pas Topallit, e cila kërkoi largimin e Qeverisë, është çuar sërish kreu i grupit demokrat.

Paloka tha se shqiptarët kanë një kryeministër që merr kokainë.

“Ky që kemi kryeministër, vinte në lokal ku ishim ne gazetarët edhe pasi e qelbte lokalin me erë te keqe, mburrej se kishte 6 muaj pa u lartë” – tha Paloka.

***
Seanca plenare e kësaj të enjte ka nisur me debate mes deputetit demokrat Astrit Patozi dhe Kryeministri Edi Rama në lidhje me situatën ekonomike të Shqipërisë dhe cështjes së CEZ. Deputeti i opozitës tha se faktikisht qeverisja e kryesuar nga Rama- Meta ka rënë, nuk ekziston. Ajo cka ekziston në sytë e ish kreut të grupit parlamentar të PD, është lufta mes PS dhe LSI, që sipas tij bëhet mbi ekonominë dhe trupin e shqiptarëve.

Patozi: “Përgjatë dy vjetëve grabitën gjithcka në këtë tokë dhe sot ngjajnë si dy banda mafioze, ose njëra duhet të vrasë tjetrën ose njëra të durojë tjetrën… Kjo qeveri nuk ka rënë prej nesh, por për shkak se është e pamundur që të mbash dy lukuni ujqërish që i turren trupit të vobektë të popullit…”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministrit Rama i cili ka bërë një panoramë të gjerë të situatës ekonomike. Rama iu referua raportit të Standart and Poors në lidhje me situatën e sektorit energjitik.

Rama: “Më lejoni të veçoj cfarë kjo kompani thekson në kundërshtim të plotë me të gjitha ato që thoni ju, pa u lodhur dhe pa marrë asnjë moment reflektim…Qeveria është duke forcuar isntitucionet fiskale dhe menaxhimin e financimit të sektorit publik… në këtë periudhë reformat që kanë adresuar pensionet, qeverisjen vendore, administratën fiskale dhe sektorin e energjisë kanë sjellë rezultate të qenësishme, ku veçohen përpjekjet posaçërisht në sektorin e enegjisë, si vecanërisht të Suksesshme….”

Kryeministri shtoi se niveli i papunësisë në Shqipëri është më i ulëti në rajon si dhe se sipas raportit të Bankës Botërore punësimi u rrit me 10.6 %.

Rama: Treguesit e tregut të punës kanë ardhur në përmirësim gjatë tremujorit të dytë… punësimi u rrit me 10.6 % në terma vjetorë…. e thotë Banka Botërore, jo ne….ndonëse nuk e realizuan planin deri në qershor 2015 të ardhurat u rritën me 4..4 % në krahasim me vitin e kaluar… Ju lutem përpiquni të mos ta përfshini dhe BB në konsiparionin e madh, ku në qendër keni dy bandat e korrupsionit. E latë shqipërinë me 0, asgjë…. jemi sot në një trend rritjeje ekonomike të qëndrueshme, edhe pse nukë shtë një rritje që na bën të lumtur apo që na bën aq të kuturisur sa cishit ju, kur i thonit shqiptarëve ja ku e keni mrekullinë…Konsumi privat është rritur, dhe kjo është kryesorja, konsumi…. Papunësia në shqipëri është më e ulëta në rajon…

-hilaritet në sallë nga ana e deputetëve të opozitës…..

Rama: do të ishte normale sikur ju të mos qeshnit, ju vazhdoni të qeshni, njësoj si ata që i jepnin bar traktorit kur e panë për herë të parë…

Rama ka folur dhe për cështjen e CEZ duke theksuar se marëveshja me çekët solli shpëtimin financiar të vendit. Në fjalën e tij të gjatë për këtë cështje, Rama është ndërprerë disa herë nga kreu i grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka, me të cilin Kryeministri ka replikuar në distancë.

Rama: Pas meje do çohesh se do hash këtu. Ti vjen këtu për një tas supë lumadh për një tas çorbë…

Spaho: Të ruajmë etikën!

Rama: Se kam merak se ke për të paguar ato paratë e shpifjeve. Mos na ndërhy ti, se ti je për supë këtu, ne jemi për punë. Ta kam thënë, ua kam thënë, të enjten ua kam kushtuar juve dhe kjo është puna që jam detyruar të bëj. Do kisha bërë ndonjë punë më të fisme, por ua kam kushtuar juve. Sot jeni rehat, rrini pushim se nuk e keni atë.

Më pas fjalën e ka marrë sërish Astrit Patozi i cili tha se problemi kryesor Kryeministri e ka me 1 milion shuplakat që po ikin tashmë drejt Gjermanisë dhe jo me opozitën.

Patozi:  Unë nuk përmenda asnjë fjalë për CEZ-in, e përmenda shkarazi, ju na mbajtët ligjëratë gjysmë orë, pse? Sepse ju dhemb. Por unë jam nga ata që sot mund të deklaroj që nëse do ketë hetim, dhe do të rezultojë se edhe pala jonë është e implikuar, do ta dënoj i pari.

Rama: Jeni katandisur në një cetë fshati… partia që lindi si partia europiane e Shqipërisë është katandisur në një cetë fshati që merret me bishtin e vet.

Patozi: Ju keni ngelur si një qeveri gjysma-gjel… shikojeni qeverinë, nuk e keni gjysmën tjetër të qeverisë në Parlament. Cdo ditë që kalon, gjysma jote do të pakësohet në favor të gjysmës tjetër.

SHKARKO APP