Batutat e Ramës në Berat: Ti je demokrat, pa ndihmën e shtetit s’bëje dot gjë

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Berat vizitoi një kantinë vere në zonën e Peshtanit, ndërsa prej aty tha se transformimi i kantinave në një atraksion turistik do të këtë mbështetjen e pakursyer të qeverisë.

Shefi i qeverisë nuk kurseu batutat me pronarin e kantinës teksa shtoi se bindja politike nuk e zbeh dëshirën e bashkëpunimit për të mirën e turizmit. Rama tha se ky është një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm mes një socialisti dhe një demokrati, kur emërues të ‘përbashkët’ kanë zhvillimin dhe punën.

“Pa ndihmën e shtetit, megjithëse ti je demokrat, ti nuk e arrije këtë gjë. Shiko sa bukur e kë bërë. E paske qarë. E sheh sa bukur e ke bërë. Paska bërë efekt mbështetja. Ky është simboli i bashkëpunimit mes një socialisti dhe një demokratik, ku të dy kanë qellim zhvillimin dhe punën”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?