Vijon marshimi me trazira/ Protestuesit ndalet tek Kryeministria, godasin biznese tek Piramida
Vijon marshimi me trazira nga ana e studentëve dhe protestuesëve. Tani ata janë pozicionuar tek Kryeministria, por aty Policia e Shtetit i ka shpërndarë me ujë dhe gaz lotsjellës. Në morinë e shkatërrimit të pronës private dhe publike, xhamat e bizneseve janë thyer edhe tek Piramida. Sakaq, dy kordonë sigurie me policë janë vendosur pas kangjellave të hyrjes së parlamentit që mendohet të jetë institucioni tjetër që do të sulmohet nga protestuesit. Një rresht policësh është vendosur menjëherë pas kangjellave dhe një grup tjetër disa metra më pas. Brenda ndodhet edhe një autobot me ujë.





