BB e shqetësuar: Përdorimi i propozimeve të pakërkuara i lartë

Kujdes me propozimet pakërkuara? Banka Botërore ka të njëjtin qëndrim me FMN sa i takon PPP-ve (Partneritet Publik Privat)

Gjatë raportimit të raportit vjetor mbi ekonominë në rajon, BB thotë se kemi përdorimi i këtyre propozimeve është më i lartë seç duhet të jetë dhe për këtë ata kanë shprehur shqetësimin edhe Ministrisë së Financave.

“Qëndrimi ynë është në të njëjtën linjë me atë të FMN-së, për përdorimin e propozimeve të papërkuara me këtë intensitet. Ne mendojmë që përdorimi i propozimeve të pakërkuara është pak më i lartë sec duhet të jetë dhe kjo ka qenë dhe dialogu me autoritetet, ministrinë e Financave, si mund të përdorim sa më mirë këtë instrument duke pasur parasysh dhe monitoruar me kujdes rreziqet që dalin nga përdorimi i këtij instrumenti.” u shpreh Hilda Shijaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti u prezantua paraditen e sotme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i takon propozimeve të pakërkuara në mars të 2018 FMN deklaroi: Në lidhje me praktikat PPP-ve, procesi duhet të jetë transparent dhe i studiuar. Ne jemi të përqendruar më shumë te procesi dhe në përzgjedhjen e projekteve të duhura. Duhet vlerësim i alternativave dhe ndarjes së risqeve. Qeveria të mos marrë më shumë risqe se ç’duhet dhe në rastet e propozimeve të pa kërkuara, qeveria merr më shumë kosto. Ajo duhet të bëjë analizë të mirëfilltë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?