Beleri do lirinë, Apeli i Përgjithshëm ia kalon çështjen GJKKO-së

Edhe pse fitoi në zgjedhjet e 14 Majit në bashkinë e Himarës, Fredi Beleri ndodhet në burg që prej datës 12 maj, pasi akuzohet se ishte duke blerë vota. Por mësohet se ai ndodhet me prej 2 ditësh në spitalin e burgut, pasi ka shfaqur probleme me zemrën.

Apeli i Përgjithshëm në Tiranë nuk e ka shqyrtuar kërkesën e Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit për të konsideruar si të paligjshëm arrestimin e tyre nga policia e Vlorës dhe ndryshimin e masës së sigurisë të marrë nga Gjykata e shkallës së parë Vlorë. Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm ia kaloi çështjen për kompetencë GJKKO-së.

Beleri ka angazhuar avokatët e tij mbrojtës që të bëjnë çdo përpjekje për të fituar lirinë.  Fredi Beleri u bë kryebashkiaku i parë në historinë e zgjedhjeve vendore në vendin tonë që zgjidhet teksa ndodhet i mbyllur në qeli. Por fati i tij tani që u zgjodh, edhe pse vetëm me 19 vota, është shumë i paqartë. Si do të procedohet për të dhe a do të arrijë të ulet në ‘fronin’ e kryebashkiakut të Himarës?

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?