Belinda Balluku: Familja Kaçorri që kontribuon në rritjen e emrit Shqipëri në Botë
Janë disa biznesmenë që vetëm i japin emër Shqipërisë. Pasionantë për punën ku investojnë, vizionarë në atë që ndërtojnë, korrekt me klientët dhe qytetarin; ata rrisin imazhin e vendit. Një familje e tillë është familja Kaçorri në Mirditë, ku Fran Kaçorri mbetet zemra e biznesit familjar.
Sot ishte zv/kryeministrja Belinda Balluku te kjo familje investuese, por dhe reklamuese e vlerave tona shqiptare.
“Familja Kaçorri, pas kantinës së ekselencës “Arbëri”, që na përfaqëson tashmë nëpër botë, po hedh një hap tjetër të rëndësishëm. Agroturizmi “Bukë e Verë”është destinacioni më i ri që pasuron hartën tonë turistike. Ndërtuar me kujdes e shije, kjo sipërmarrje që çeli së fundmi dyert, e vendos edhe Rrëshenin në listën e vendeve që duhet vizituar e njohur nga vizitorët shqiptarë e të huaj. Shqipëria turistike po konsolidohet çdo vit e më fortë, falë edhe punës dhe iniciativave private, të shtrira tashmë jo vetëm në bregdet”- shkruan Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre.
Në këtë promovim ishte kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi si dhe Arqipeshkvi i Mirditës, dom Gjergj Meta, i cili është njeri dashamirës i vlerave mirditore.
Fran Kaçorri ka bërë epokë me verën e famshme “Arbëri”. Një njeri që nuk rend pas fitimit, por pas shijes së klientit, duke qenë edhe njeri që kontribuon në kulturën mirditore, por jo vetëm, edhe të Shqipërisë.


