Belshi kundër Reformës Territoriale, qytetarët protestojnë për ruajtjen e identitetit të zonës

Qytetarë të Belshit kanë zhvilluar sot një protestë kundër Reformës Territoriale, e cila parashikon bashkimin e kësaj bashkie me Elbasanin.

Me pankarta në duar, ku shkruhej “Rilindja e donte Belshin kryeqytet, ju po e asimiloni”, banorët kundërshtuan ndryshimet e propozuara dhe kërkuan qëndrimin e institucioneve vendore.

Protestuesit bënë thirrje për një reagim të përbashkët qytetar, përtej ndarjeve politike, duke theksuar nevojën për mbrojtjen e vlerave, traditave dhe identitetit të zonës së Belshit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë tubimit ka nisur edhe mbledhja e firmave për një peticion kundër ndryshimeve territoriale. Organizatorët synojnë që kërkesa e tyre të depozitohet pranë institucioneve përgjegjëse, si pjesë e kundërshtimit ndaj riorganizimit të propozuar administrativ.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?