Benet Beci: Inspektova hapësirat e çliruara pranë gjimnazit “28 Nëntori”
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë një tjetër hap konkret në drejtim të rikthimit të hapësirave publike në shërbim të qytetarëve.
“Inspektova hapësirat e çliruara pranë gjimnazit “28 Nëntori”, një ndërhyrje që i kthen qytetit një pjesë të rëndësishme të tij.
Paralelisht, po ideojmë projektin e rehabilitimit për ta kthyer këtë zonë në një lulishte publike funksionale, të gjelbër dhe të hapur për të gjithë. Puna për çlirimin e hapësirave publike mbetet prioritet. Do të vijojmë me të njëjtën vendosmëri për t’i kthyer qytetit hapësirat e zaptuara ndër vite, sepse ato i përkasin qytetarëve”, shkruan Beci në postimin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

