
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë një tjetër nismë frymëzuese që vë në qendër të rinjtë dhe kujdesin për mjedisin.
“Në Ditën e Tokës, rinia e Act4Shkodra në terren me një tjetër nismë për komunitetin dhe mjedisin. ❤️
Sot u finalizua projekti “Projeksion mbi Liqen”. 🌊
Mbetjet plastike të mbledhura gjatë pastrimit të bregut u kthyen në një instalacion arti , një mesazh i qartë për më pak ndotje.
Një ide që u kthye në veprim.
Realizuar në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, DRTK Shkodër, Qendrën Rinore “Atelie”, COD dhe KV”, shkruan Beci në postim e tij.
