Benet Beci: Shiroka e bukur dhe magjepsëse edhe në të ftohtin e dimrit!

Shiroka e bukur edhe në të ftohtin e dimrit! – shkruan kryebashkiaku, Benet Beci, në një postim që ai ka shpërndarë në rrjetet sociale, duke e shoqëruar këtë post me një fotogaleri, ku shpërfaqet bukuria e kësaj pike atraktive të qytetit verior, kësaj pikete të rëndësishme të turizmit të Shkodrës. Në foto shihen shpend të ndryshëm migratorë që kanë habitatin e tyre të natyrshëm aty, peshkatarë me varkat e tyre që pluskojnë në ujin që ka marrë një ngjyrë të errët, në horizont majat e maleve që e shohin qytetin, janë mbuluar nga bora.

Shiroka edhe në këto ditë fillimdimi, me temperatura të ulëta dhe një erë e ftohtë që shfikullon, pret dhe përcjell vizitorë që e sodisin dhe e përjetojnë këtë mrekulli të liqenit që shtrihet si një magjepsje para syve adhurues. Natyra këtu ndriçon me një hijeshi të papërsëritshme, ku çdo detaj – nga shkëlqimi i ujit të ftohtë e deri te silueta e mjegullt e maleve – krijon një peizazh që duket sikur ka dalë nga një pikturë. Shiroka mbetet një thesar, një frymëzim për poetët, një qetësi për shpirtrat e lodhur dhe një thirrje për të gjithë ata që kërkojnë të shijojnë bukurinë e pakompromis të natyrës në harmoni të plotë me njeriun.
Albert Vataj

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?