Beqaj: Për mjekët dhe infermierët, pagesa nën dorë s’është problem

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, thotë se mjekët dhe infermierët mendojnë masivisht se marrja e lekëve nën dorë nuk është problem për shëndetësinë.

“Kemi një debat dhe një diskutim, që vazhdojmë ta zhvillojmë, në vlerësimin tim, në mënyrë të shëndetshme. Mjekët dhe infermierët mendojnë masivisht se nuk është pagesa nën dorë problemi kryesor i shërbimit shëndetësor.

Sigurisht, ata janë në të drejtën e tyre, për sa kohë, përditë shërojnë jetë njerëzish; për sa kohë, përditë japin shërbim shëndetësor”, thotë ai në një intervistë .

Ndërkohë, Beqaj lë të kuptohet se videoskandali në QSUT mund të jetë publikuar si kundërpërgjigje e uljes së çmimit të ilaçeve.

“… Për të njëjtën sasi barnash të tregtuar në vend më 2013, me çmimet e vitit 2015 shpenzohen të paktën 50 milionë USD më pak.

Prej disa javësh jemi në një proces negociues të çmimeve të barnave në vend. Proces me ndjeshmëri jo të vogël dhe me interesa ekonomikë shumëmilionësh. Edhe ‘stuhia në gotë uji’ që fola më lart, koincidon me këtë proces…”, thotë ai, duke iu referuar videoskandalit.

SHKARKO APP