Berat – Grabitet bankomati i një banke të nivelit të dytë
Një bankomat i një banke të nivelit të dytë në Berat ka rënë pre e grabitësve gjatë natës së djeshme.
Policia bën me dije se rreth orës 03:35, persona ende te paidentifikuar kanë thyer dhe më pas kanë grabitur një sasi lekësh nga bankomati i bankës që ndodhet në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, në qendër të qytetit.
Policia që mbërriti në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet në lidhje me vjedhjen. Por pavarësisht këtyre informacioneve, ende nuk dihet shuma e parave që është marrë.

