Berati pa kinema, të rinjtë dynden në kafene e bilardo
Qyteti turistik i Beratit ofron një jetë të vakët kulturore këto ditë vere pasi nuk ka asnjë nga dy kinematë e mëparshme, edhe pse njerëzve nuk u mungon dëshira për ta frekuentur atë.
Të mos ishte për turistët që mbërrijnë në qytetin muze, Berati do të ishte krejt pa gjallëri në stinën e verës. Jeta kulturore që ofrojnë institucionet ndalon ndërsa mungon kinemaja, një vend ku të rinjtë mund të kalojnë kohë cilësore.
Filmin e njohin vetëm nëpërmjet televizionit dhe internetit, por kinemaja dhe magjia e saj mbeten në dëshirat e tyre. Në mungesë të saj, ata zgjedhin kafenetë e panumërta ose bilardot.
Mungesa e një marrëveshje mes institucioneve vendore dhe investitorëve në Berat ka bërë që ndër vite ish kinemaja e qytetit të mbetet jo funksionale ndërkohë që jo pak herë është premtuar rihapja e saj.

