Berisha del blof, Rama udhëtoi në Mynih me klasë ekonomike dhe jo me charter për finalen e Champions League
Berisha e ka zakon që hedh akuza dhe me pas dalin bllofe. Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë nga selia blu akuzoi kryeministrin Edi Rama se udhëtoi me charter për të ndjekur finalen e Champions League në Mynih. Madje, Berisha shkoi edhe më tej duke thënë se kreu i qeverisë ka paguar biletë 40 mijë euro për të siguruar një vend në stadium për të parë përballjen mes Paris Saint Germain dhe Interit.
“Rama thuhet se me charter dhe me bileta që shkojnë tek 30-40 mijë euro ndoqi ndeshjen dhe doli me Nustretin e bifetkut një mijë dollarë, sigurisht si sheik shijon krimet e tij, monstruoze elektorale që ka bërë”, tha Berisha në konferencë.
Por në fakt, e vërteta është se kryeministri Rama jo vetëm nuk ka udhëtuar me charter, por as nuk ka shpenzuar atë shifër të majme për një biletë siç aludohet nga Berisha. Nuk ka kurrë bileta të tilla, vetëm nëse ndjek një ndeshje në planetin mars me alienë!
Në foton më poshtë duket qartë bileta e avionit me të cilën ka udhëtuar kreu i qeverisë, ku dallohet që është klase ekonomike. Ndërsa, në stadiumin Allianz Arena të Mynihut, Rama ishte i ftuar nga UEFA për të ndjekur finalen e Champions League.
Ndaj e mira e donte që dikush që merr vesh nga sporti në PD ta sqaronte se nuk ka bileta të tilla, aq me tepër se del që kryeministri ka udhëtuar si gjithë pasagjerët e tjerë.

KOHA JONË SONDAZH

