Berisha denoncon superskandalin: Qeveria po vaksinon me doza të skaduara

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon procesin e vaksinimit anti-covid, që sipas tij tani po bëhet me vaksina tashmë të skaduara. Teksa i referohet mesazhit të marrë nga një mjek, Berisha thekson edhe se bluzat e bardha e kanë ndërprerë procesin, por që janë detyruar nga qeveria për të vijuar. Sipas denoncimit, vaksinat kanë skaduar që me datë 6 prill.

Postimi i plotë

Superskandal! Ndal vaksinimit elektoral te qytetareve me vaksina te skaduara. Prej 10 ditesh shqiptaret vaksinohen me vaksina ta skaduara. Bluzat e bardha nderpresin procesin e vaksinimit. Xhahili i Surrelit detyron vazhdimin e tij!

Swiss Digital Desktop Reklama

Miq, ne menyre te perseritur kam denoncuar fshehjen e dates se skdences te vaksinave nga Xhahili i Surrelit dhe Ndrikull Hajnia. Para 15 Serbia shkaterroi nje kontigjent vaksinash te skaduara.Perdorimi i nje vaksine te skaduar perben nje kercenim serioz per jeten e te vaksinuarit dhe nje veper te rende penale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Denoj me ashpersine me te madhe perdorimin elektoral te vaksinave te skaduara dhe i beje thirrje OBSH te nderhyj me urgjence per te nderprere menjeher kete eksperiment kriminal çnjerzor te autoriteteve shqiptare. Lexoni denoncimin e bluzbardhit dixhital dhe shikoni ne foto daten e skadimit te vaksinave 6/4/2021”.

Denoncimi: Mirmbrema. Ndjese per oren e vone. Sot ka ndodhur skandali i rradhes i ripjelljes ne lidhje me vaksinimin. Rreth mesdites vaksinimi eshte nderprere per rreth 1 ore pasi mjeket vaksinues konstatuan qe vaksinat e ardhura se fundmi kane daten e skadences 09.04.2021. Pati nje grumbullim te madh njerzish pas nderprejes se vaksinimit.

Duke qene se njerzit u merzit dhe irrituan me situaten e krijuar, me urdher nga lart mjeket dhe infermieret i detyruan te kthehen ne vende dhe te fillojne perseri vaksinimin. Nga ky moment cdo person nuk u lejua brenda cadrave. Po ju dergoj foton Data e sakadimit shenon 06.04.2021.

Ju siguroj qe diten e djeshme vaksinimi eshte nderprere per rreth 1 ore pasi vaksinatoret konstatuan qe kjo eshte data e skadences. Ju lutem ju bejeni publike se kjo qe po ndodhe eshte shume e rrezikshme.Keta nuk ndalen para asgjeje per propaganden e tyre duke kercenuar shendetin me vaksina te skaduara. me respekt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?