Berisha flet në Ditën e Rinisë me syze të errëta: Rinia duhet të ngrihet dhe të shpëtojë Shqipërinë!
Doktor Berisha flet në Ditën Kombëtare të Rinisë. Ai ka vendosur syze të errëta për të mbuluar sadopak shenjat e goditjes kriminale që iu bë në protestën paqësore më 6 dhjetor në Tiranë.
Në fjalën e tij në në aktivitetin e organizuar nga FRPD-ja, Berisha tha ndër të tjera se “Sot mblidhemi në Kuvend pasi ju, drejtuesit tuaj, anëtarët e FRPD, u shndërruar në fibrën me të fuqishme të rithemelimit të PD, të rivitalizimit të saj. Ai revolucion kishte dy qëllime madhore, shpëtimin e PD dhe shpëtimin e Shqipërisë. Ju vini krenarë pasi keni realizuar me sukses të plotë misionin e parë. Ju vini krenar dhe më të vendosur se kurrë, më të fuqishëm, në misionin tuaj të dytë, i cili është mision i një rëndësie të jashtëzakonshme për të ardhmen e kombit shqiptar. A do mundeni ju me energjitë, guximin tuaj të shpëtoni Shqipërinë e cila ndodhet në një rrokullisje të madhe. Përballet sot me pasoja të një pushtimi të brendshëm ndër më të egërit e historisë kombëtare. A do mundet të shpëtoni ju sot Shqipërinë që është sot vendi më i agresuar, më viktimë e mafies shqiptare, rajonale dhe botërore. E them këtë dhe shtroj këtë pyetje, por bindja ime e thellë është se ju keni të gjithë potencialin, energjinë, entuziazmin dhe forcën për të shpëtuar këtë vend. Për ta vendosur atë përsëri në rrugën e së ardhmes, të dinjitetit kombëtar dhe integrimit euroatlantik.”
Me pas Berisha shtoi:””Një njeri goditet e vritet por kauza s’vdes kurrë”, Berisha: Rama nxorri një kriminel në rrugë