Berisha: Hakmarrja ndaj Argita Malltezit vjen sepse Ramës i përmenda skandalin e tenderave të thjeshtrës

Sali Berisha thotë se Edi Rama po merret me vajzën e tij, Argita Malltezin sepse i ka përmendur skandalin e tenderave të thjeshtrës.

“Keqësia e Edi Ramës, hakmarrësit primitiv dhe këtyre larove të tij, kulmon kur në tre ose katër raste shkruajnë se Abi Malltezi mori dividentin dhe Argita Malltezi nuk e deklaroi në të ardhurat e veta në ILDKP. Tani, këtyre individëve që përdhosin ligjin dhe drejtësinë, u them kaq: jeni ose skllevër të Edi Ramës, ose injorantë në ekstrem. Argita Malltezi ka deklaruar pasuritë e veta edhe dy vite para se ta detyronte ligji, kur i ka deklaruar i ati; Argita Malltezi ka deklaruar çdo vit, por ligji i ILDKP nuk detyron lidhjen e lidhjes; Argita Malltezi nuk deklaron pasuritë sepse është funksionare, deklaron pasuritë për shkak të të atit; Jamarbër Malltezi nuk është subjekt i ILDKP dhe asaj i është thënë nga drejtues të ILDKP se nuk deklarohet lidhja e lidhjes. Këta përdhosës të ligjit, për të akuzuar vajzën time për llogari të Edi Ramës, nuk i referohen ligjit të ILDKP, por ligjit të bashkësisë familjare, por edhe atë e interpretojnë sipas oreksit të Edi Ramës. Sepse edhe ai ligj e përjashton”, deklaroi Berisha.

“Ai ligj thotë se të gjitha janë bashkë, përveç pasurisë që vjen dhe fitohet nga trashëgimia. Argita Malltezi nuk ka asnjë qindarkë nga trashëgimia e bashkëshortit. Trashëgimia e bashkëshortit ka qenë Begeja, gjyshja e tij. Tani i kthehem Edi Ramës. Edi Rama, Argita Malltezi, që nga vitet kur ka marrë rrogën e parë si pedagoge e gjer më sot, nuk ka fituar kurrë si kontraktore apo nënkontraktore nga sektori shtetëror apo publik. Jo, sepse këtë e ndalon ligji, e ndalon Kushtetuta dhe ajo është njeri i ligjit. Kurse, si hakmarrje pse unë të kam përmendur thjeshtrën ty, Edit dhe Lindës u them sa merreni me vajzën time, këshillojeni vajzën e shtëpisë. Sqarojeni se Kushtetuta nuk e lejon të marrë pjesë në tendera as direkt dhe as indirekt. Dhe ajo si shushunjë ka thithur gjakun e të varfërve shqiptarë duke marrë pjesë në dhjetëra e qindra tendera. Duke përdorur pushtetin e thjeshtrit për t’i fituar ato fët e fët. Ia them këtu Edi Ramës se do lësh pushtetin për shkak të saj. Se mandati yt është djegur dhe se je i pashpresë”, shtoi Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?