Berisha “hedh” Ramën në vendin e merituar…në WC!

Shoqëria civile ka kundërshtuar ligjin e miratuar në kuvend për mbetjet, dhe pritet që në 1 tetor të nisin protestat për të kërkuar shfuqizimin e tij.

Për ligjin që lejon importimin e mbetjeve nga jashtë në vendin tonë me qëllim riciklimin e tyre, në rrjetet sociale kanë nisur edhe “sulmet” me foto të montuara ndaj kryeministrit Edi Rama. I parë në sytë e tyre si personi që i “tradhtoi” besimin, aktivistët e shoqërisë civile kanë postuar foto të shumta, siç është edhe ajo e fotos së kreut të qeverisë brenda një WC-je.

Këtë ironi duket se e ka pëlqyer edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai ka shpërndarë në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook një nga foto-montazhet, ku shkruan: Në vendin e merituar!- të cilën e shoqëron dhe me foton respektive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?