Berisha: Heqja e pasaportës është një formë arrestimi. Prokurorja Enkeleda Millonai, bandite e shtetit

”Detyrim paraqitje” është masa e sigurisë, por Sali Berisha thotë se është e pavlefshme pasi duhej të ishte marrë fillimisht autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë. Kurse për bllokimin e pasaportës, tha se është një formë arrestimi me ”detyrim paraqitje”.

”Është njëlloj heqje lirie, derisa më merr pasaportën unë nuk shkoj jashtë shtetit. Kërkon dorëzimin e pasaportës, është në vendim. De facto kjo është një formë arrestimi me detyrim paraqitje”, u shpreh në ”Opinion”. Po ashtu Berisha ka hedhur akuza ndaj prokurores së SPAK-ut Enkeleda Millonai, e cila po heton çështjen ndaj tij dhe kërkoi detyrim paraqitje dhe ndalim për daljen jashtë vendit.

”Ajo është një bandite shteti. Në mënyrën më të pakonceptueshme merr dosjen e gjykimit në gjykatë, letrën e një padie civile midis Jamarbër Malltezit dhe Taulant Ballës dhe për të mos lejuar Jamarbër Malltezin të shkojë në Gjykatë Kushtetuese, e mban 3 vjet dosjen që s’mund ta bënte. Po ta kishte burrë Taulant Ballën, s’mund ta bënte, po ta kishte të dashurin e vetë Taullant Ballën s’mund ta bënte”,-tha më tej Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?