Berisha ironizon ndryshimin e masës së sigurisë për Beqajn: Rama mund t’i japë certifikatë mirënjohjeje!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sërish ndryshimin e masës së sigurisë për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, Berisha e ka shoqëruar me ironi këtë vendim, duke deklaruar se nuk do të habitej nëse kryeministri Edi Rama do t’i jepte Beqajt një vlerësim publik.

“Ju garantoj se pas një jave, dy javësh, Rama do t’i dorëzojë atij certifikatën e mirënjohjes”, u shpreh Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lideri demokrat u ndal edhe te protesta kombëtare e thirrur për sot në shesh, duke ftuar mbështetësit e opozitës të marrin pjesë në tubim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Berisha nuk komentoi thirrjet kritike të drejtuara ndaj tij, por u bëri apel demokratëve që të bashkohen në protestë, të cilën e cilësoi si një reagim kundër qeverisjes aktuale.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?