Berisha në homazhet për Artur Zhejin: Ishte një zë më vete në analizat e tij, personalitet i mirënjohur i gazetarisë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet që po kryhen në nderim të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji.

Beshira u shpreh se ai ishte një zë më vete në analizat e tij.

“Erdha të shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe nderimin tim të thellë për Artur Zhejin, një personalitet i mirënjohur i gazetarisë me një eksperiencë të gjatë, i analizës, publicistikës, botimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Artur Zheji ishte një zë në vete në analizat e tij, në të cilat edhe po të mos ishe dakord me pikëpamjen, mënyrën civile të servirjes dhe të shtruar të mbrojtjes që ai bënte, do ta respektoje patjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë rast shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve, shokëve dhe lutem së bashku me ta që shpirti i tij, shpirti i Artur Zhejit të gjejë paqen e merituar”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?