Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:46 Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës Nga Ben Blushi- Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit. Pra cdo të thotë Tiranë? Kush e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si e sfidoi Vatikanin, në moshën 14-vjeçare, Wolfgang Amadeus Mozart, duke i “vjedhur” pjesën e famshme korale

Kultura E diel, 1 Mars 2026 15:24
Si e sfidoi Vatikanin, në moshën 14-vjeçare, Wolfgang Amadeus Mozart, duke i “vjedhur” pjesën e famshme korale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Gjenialiteti i një fenomeno të muzikës, siç ishte, Wolfgang Amadeus Mozart, qëndron te shkrepëtimat që i vunë zjarrin diellit të tij të gjigandit të muzikës.
Kur ishte 4 vjeç, Mozart ka luajtur në piano. Pesë vjeç, ka kompozuar muzikë. Kur ishte jo më shumë se 7 vjeç i është bashkuar familjes Mozart në turneun e parë muzikor, duke arritur të luaj pjesë shumë të vështira me një mjeshtëri befasuese.
Pjesë e kësaj performance familjare ishte edhe motra më e madhe në moshë, Maria Anna, që ishte gjithashtu një vajzë shumë e talentuar.
Nuk kanë munguar anektodat dhe legjendat rreth shkathtësisë mahnitëse muzikore të Mozartit, kujtesës dhe krijimtarisë së tij.

Një episod shumë domethënës në lidhje me këtë gjeni është ajo e një vizite në Vatikan në vitin 1770, kur Mozart ishte vetëm 14 vjeç. Historia ka të bëjë me një pjesë të famshme korale që i përket fundit të periudhës së Rilindjes, megjithëse kronologjikisht i përket barokut, “Miserere”, e shkruar nga Gregorio Allegri (1582-1652). Allegri ishte prift dhe anëtar i korit të Kapelës Sistine. Përbërja e kësaj pjese korale frymëzuar nga Psalmi i 50-të, ishte aq e dashur nga banorët e Vatikanit, saqë në një moment u ndalua rreptësisht të transkriptohej për performancë diku tjetër.
Janë bërë vetëm tri kopje të autorizuara të saj, në mënyrë që kjo kryevepër t’i përkiste fondeve të rralla të ngjarjeve kulmore të shpirtit krijues, që dominuan botën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në 1770 Mozart dhe babai i tij dëgjuan një shfaqje të “Miserere” gjatë Javës së Shenjtë, kohë kur ajo interpretohet. Atë natë, Mozart nuk ishte në gjendje të binte në gjumë, kështu që ai u ngrit dhe zbaviti veten duke e rizgjuar gjithçka nga kujtesa rreth kësaj pjese korale. Ai u kthye për të dëgjuar një copë herë të dytë, disa ditë më vonë, duke përdorur performancën, për të korrigjuar disa gabime në kopjen e bërë, të cilën ai e kishte fshehur këtë pjesë korale në kapelen e tij. Dhe kështu ai arriti të kalonte kufirin e Vatikanit të kësaj pjese të shenjtë korale, duke thyer rregullin papnor që ndalonte rreptësisht kopjimin e saj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Muzikologët, të cilët kanë marrë në shyrtim krahasues origjinalin e “Miserere” dhe riprodhimin e saj nga mjeshtri, kanë vënë në dukje se kujtesa e Mozartit ishte e jashtëzakonshme, por ndoshta jo aq e mrekullueshme sa tingëllon në fillim. “Miserere” përbëhet nga pjesë disi të përsëritura, dhe transkriptimi Moxartit ndoshta nuk përfshin pasazhe improvizuara që do të kishte qenë pjesë e performancës origjinale. Megjithatë, një performancë moderne e kësaj pjese korale zgjat 12 deri në 15 minuta, dhe duke kujtuar gjithçka do të kërkonte ndjekjen e muzikës së shkruar për dy kore, një me pesë pjesë dhe një me katër, të mbledhur së bashku në fund në nëntë pikat e kundërta.
Historia e Mozartit 14-vjeçar në Romën e vitit 1770 nuk ishte thjesht një episod i jashtëzakonshëm kujtese. Ishte një pikë takimi midis pushtetit dhe talentit, midis traditës së mbyllur dhe shpërndarjes së dijes, midis sekretit dhe përjetësisë së artit.

Mund t'ju interesojë

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07
Libri i Ben Blushit, shitje rekord

Libri i Ben Blushit, shitje rekord

5 Nëntor 2026, 16:40

Ky akt, në thelb, ishte më pak rebelim dhe më shumë demonstrim i një kapaciteti të rrallë, aftësia për të përthithur arkitekturën polifonike, për të ndjekur kundërpikën në kohë reale, për të mbajtur në mend strukturën e dy koreve që ndërthuren. Kjo nuk do të ishte thjesht kujtesë fotografike, por analizë harmonike e brendësuar e veprës korale.
Megjithatë, miti i “vjedhjes” e ka bërë historinë më dramatike se ç’ishte realisht. Mozarti nuk u ndëshkua nga ky cënim i kanuneve të rrepta papnore, përkundrazi, Papa Klementi XIV e nderoi me një titull kalorësiak. Kjo tregon diçka thelbësore, institucionet e ligjeve të rrepta, mund t’i ruajnë sekretet, por ato gjithashtu e njohin dhe e vlerësojnë madhështinë e gjenialitetit duke toleruar.
Kjo është arsyeja pse episodi i vitit 1770 vazhdon të rrëfehet, jo si një skandal, por si një moment ku talenti tregoi se fuqia më e madhe nuk është ndalimi, është kujtesa, inteligjenca dhe aftësia për të krijuar përsëri dhe për ta ndarë diellin e magjishëm të muzikës me të gjithë, si një akt devocioni dhe përkushtimi.

Etiketat e lidhura

"Miserere"albert vatajPapa Klementi XIVWolfgang Amadeus Mozart
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës
Para 6 minutash

Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj
Para 21 minutash

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga ...

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
Para 30 minutash

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Para 31 minutash

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.